Për sezonin 2025–2026, kampionatet rajonale për djem dhe vajza, në grupmoshat U-7 deri U-19, do të fillojnë nga muaji shtator në të gjitha qendrat rajonale. Regjistrimet janë hapur dhe klubet, akademitë dhe shoqatat sportive mund të aplikojnë për të marrë pjesë në garat zyrtare.

Kampionatet përfshijnë të gjitha grupmoshat, duke ofruar mundësi për zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe pjesëmarrje nga e gjithë Shqipëria. Të gjitha garat zhvillohen në nivel rajonal dhe qendror, duke siguruar konkurrencë dhe përvojë për lojtarët e rinj.

Klubet, akademitë dhe shoqatat e interesuara mund të regjistrohen për sezonin e ri 2025/26 në të gjitha Qendrat Rajonale dhe të marrin pjesë në kampionatet rajonale.

Për Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër është caktuar data 27 shtator për startin e kampionateve të grupmoshave nga U7 deri tek U15, ndërsa për kampionatet e grupmoshave U17 dhe U19 është caktuar data 4 tetor për fillimin e tyre. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të ketë ekipe për të marrë pjesë në këto dy kampionate ngaqë vitet e fundit është prishur struktura e kampionateve të Ligës Amatore në Zona të ndryshme të vendit.