Nga Endri ÇINARI

Kombëtaret në mbarë Europën dhe jo vetëm do zhvillojnë aktivitetet aktivitetet e tyre këtë javë. Një nga kombëtaret që do luajë është edhe Greqia. Helenët do luajnë me datë 7 kundër Finlandës në Athinë e ndërsa 3 ditë më pas do jenë vizitorë në Irlandë përballë vendasve. Duele këto që do luhen për Ligën e Kombeve në ligën B.

Një nga të grumbulluarit e kampionëve të Europës në vitin 2004 është edhe Andreas Ndoji. Lojtari me origjinë nga Shkodra, por i lindur dhe rritur në Athinë ka vendosur të përfaqësojë bardheblutë. 21-vjeçari nuk grumbullohet për herë të parë nga ekipi i parë kombëtar. Kjo pasi ai ka debutuar më parë me fqinjtë tanë.

Në rolin e mesfushorit qëndror, por edhe si mbrojtës, ai konsiderohet si një nga elementët e së ardhmes në kombëtaren greke. Në të shkuarën ka pasur polemika për zgjedhjen e Ndojit, por që me kalimin e kohës janë shuar dhe lojtari i Olimpiakos tashmë vijon karrierën me kombëtaren e Greqisë./www.shkodrasport.com/