Vllaznia është eleminuar nga Conference League. Kjo pas fitores 0 me 4 të Valur në “Loro Boriçi”.

Islandezët e patën gjithçka të lehtë. 3 gola i shënuan që në pjesën e parë duke likuiduar fitoren.

Goli i shënuar në pjesën e dytë pati vlerë vetëm për statistika.

Ndeshja e parë në Islandë përfundoi 2-2. Kështu kuqeblutë ruajtën shpresat për kualifikim në shtëpinë e tyre.

Valur rezultoi kockë e fortë. Largim me kokën ulur nga Conference League, ndërsa gjithçka do fokusohet tashmë te Superiorja.