Real Madrid tashmë po planifikon për vitin 2025, pasi kërkon të përmbushë çmimin minimal të kërkuar të Bayer Leverkusen prej 120 milionë euro për superyllin gjerman, Florian Wirtz, sipas mediave spanjolle, Madrid Universal dhe Football Espana.

Afati i transferimeve verore të Real Madridit 2024 tashmë është mbyllur me ardhjen e Kylian Mbappe dhe Endrick. Megjithatë, Los Blancos po planifikojne dhe kanë vënë syrin te mesfushori 21-vjeçar, Wirtz.

Pavarësisht konkurrencës, Real Madridi është i vendosur të pozicionohet ne pole position për nënshkrimin e 21-vjeçarit. Me Luka Modric dhe Dani Ceballos që pritet të largohen në veren e ardhshme, Real Madrid e sheh Wirtz si fuqizim të përsosur dhe të nevojshem.

Drejtuesit e Real Madridit besojnë se mendësia sulmuese dhe kreativiteti i Wirtz do të përmirësonte ndjeshëm skuadrën e tyre, së bashku me Jude Bellingham.Wirtz e ka ndezur Bundesligën në sezonet e fundit. 18 gola dhe 19 asistime sezonin e kaluar në sezonin e pamposhtur të Bundesligës së Leverkusenit, fitorja e DFB Pokal dhe vrapimi në finalen e Europa League tërhoqi vëmendjen e klubeve anembanë Evropës.

Paraqitjet e tij për Gjermaninë gjatë Euro 2024 çimentuan interesin global pasi ai shkëlqeu në një ekip që u eliminua ngushtë nga kampionët e ardhshëm, Spanja në çerekfinale. Bayern Munich tashmë përflitet të jetë pretenduesi kryesor për nënshkrimin e Wirtz dhe do te dueloje me Real Madrid./telesport/