HomeKRYESOREGjeti formulën që të 'zhdukte' Mbappe dhe Vinicius Junior, Diego Simeone beson...

Gjeti formulën që të ‘zhdukte’ Mbappe dhe Vinicius Junior, Diego Simeone beson te përmbysja kundër Real Madrid

Diego Simeone beson te përmbysja e madhe kundër Real Madrid. Madrilenët fituan në shifrat 2-1 kundër Atletiko Madrid, në një ndeshje shumë taktike dhe që kishte më pak emocione nga pritshmëria e takimit. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Atletikos u shpreh se ndihej keq për dy golat e pësuar nga ekipi i tij që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke lënë në hije Vinicius dhe Mbappe.

Gjithashtu Simeone ka kujtuar historinë e vitit të shkuar kur eliminuam Interin, teksa në transfertë zhvilluan një ndeshje shumë të dobët në të cilën Interi mund ta kishte shkatërruar por fitoi vetëm 1-0, ndërsa në të dytën, e përmbysën duke kaluar më tej.

“Ishte një ndeshje shumë taktike, Reali e nisi më mirë, shënoi një gol që ne mund të kishim bërë më mirë. Ishte një super reagimi nga ne, meritë e madhe që nuk u dorëzuam dhe nuk kishim frikë edhe pse e pësuam golin aq shpejt. Dy golat e parë të tyre janë disa detaje të rëndësishme që e kthejnë ndeshje dhe historinë e kualifikimit në historinë e Realit.

E kishim kontrollin e ndeshjes, mund të kishte shkuar ndryshe ndeshja, ne erdhëm këtu për të barazuar ose për të fituar, jo për të humbur kështu. Në dy golat e pësuar duhej të kishim bërë më mirë. Kur ata shënuan golin e dytë, ne vendosëm që të rrezikonim dhe të merrnim përsipër edhe pasojat, mund të kishim pësuar edhe golin e tretë më pas.

Kjo na ndodhi vitin e shkuar me Interin kur humbëm 1-0, por në shtëpinë tonë e përmbysëm ndeshjen. Do të më ngeli peng goli i dytë sepse atje po e kontrollonim ndeshjen shumë mirë, i pari ishte i shpejt. Duhet kuptuar se kundër Realit është e vështirë të marrësh përsipër rreziqe sepse humbet ndeshjen, ata kanë Mbappe dhe Vinicius”, tha Simeone. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments