Vllaznia do të luajë ditën e dielë ndaj Dinamos, duel ky që është i vlefshëm për gjysmëfinalen e “Final – Four”. Në “Arenën Kombëtare”, ora 20:00 do të luhet gjithçka për gjithçka, me shkodranët që kanë një avantazh ndaj dinamovitëve.

Kuqeblutë për shkak se kanë përfunduar të dytët në renditen e Superiores pas 36 javëve edhe me një barazim ndaj “Bluve” do të mund të sigurojnë finalen e madhe. Por gjithsesi futbolli është i paparashikueshëm dhe shkodranët në këtë duel kaq delikat kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve.

Për këtë në dispozicion të tyre janë vënë autobuzë falas, në mënyrë që tifozeria të udhëtojë drejt kryeqytetit për të mbështetur ekipin e tyre. Gjithashtu kanë zbulur edhe AXHENDËN për udhëtimin drejt Tiranës.

https://www.instagram.com/kfvllaznia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2ad3ddb7-2d99-42ba-8de6-6999dc5c8ec4