HomeKRYESOREHera e parë në 100 vite histori, një 23-vjeçare bëhet presidente e...

Hera e parë në 100 vite histori, një 23-vjeçare bëhet presidente e klubit italian

Claudia Rizzo, vetëm 23 vjeç, ka marrë postin e presidentes së Ternanës, duke u bërë gruaja e parë që e ka mbajtur këtë rol në historinë e klubit të kuqegjelbër.

Ky klub, i blerë nga grupi i drejtuar nga babai i saj, Gian Luigi, tani është në duar të një prej presidentëve më të rinj në futbollin profesional italian.

Rizzo është duke shkruar historinë, ajo nuk është presidentja më e re që ka njohur futbolli italian. Në fakt, ka pasur edhe të tjerë që kanë arritur të marrin postin e presidentit përpara moshës 30 vjeçare dhe kanë lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e klubeve të tyre.

Në futboll, roli i presidentit ka qenë zakonisht i rezervuar për figura më të moshuara dhe më me përvojë. Megjithatë, me ardhjen e një brezi të ri të biznesmenëve dhe pasionuar ndaj futbollit, gjërat kanë filluar të ndryshojnë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments