Nje nga futbollistet kosovare qe ka lene me shume gjurme ne kampionatin shqiptar, padyshim qe mund te jete Labinot Ibrahimi i cili ka luajtur per 6 vite me rradhe me ekipin e Partizanit, me te cilin madje u shpall madje edhe kampion.
Ai ndonese eshte 38 vjeç vazhdon te luaje teksa eshte pjese e ekipit te Trepçes ne Kosove. Se fundi ai ka dhene nje interviste per median e shkruar ku ka folur per skuadren e Partizanit, por edhe per ekipet pretendente per titullin kampion sipas tij.
“Mendoj se në këtë sezon Partizani si rivalët më të fortë ka Vllazninë dhe Dinamon, që më janë dukur ekipe më solide dhe më stabël. Por mendoj se gara për katërshen do të jetë e fortë dhe nuk anashkaloj edhe dy apo tri ekipe të tjera, që janë pranë në renditje”.
Ne fakt, keto tre skuadra bashke edhe me Egnatian per momentin konsiderohen me te forta e kampionatit, por gjithsesi ende nuk eshte mbyllur 1/4 e kampionatit dhe ka ende edhe shume rruge deri ne fund dhe prandaj shume gjera mund te ndryshojne.