HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIdrizi: Tifozët në stadium i sjell ekipi, jo stolat apo investimi

Idrizi: Tifozët në stadium i sjell ekipi, jo stolat apo investimi

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, shprehet optimist për ecurinë e skuadrës, pavarësisht vetëm dy pikëve në tri javë. Ai vlerëson punën e stafit dhe lojtarëve, duke theksuar se “Flamurtari do të rrisë cilësinë e kampionatit shqiptar” dhe u bën thirrje tifozëve të mbështesin njëzëri skuadrën.

Për ndeshjen ndaj Egnatias në Vlorë, Idrizi premtoi hyrje falas për të gjithë tifozët, në kuadër të inaugurimit të punimeve në stadium. Ai theksoi se rikonstruksioni është drejt fundit, me ndenjëse të reja, mbulim të tribunës C dhe tabela elektronike moderne, ndërsa kritikëve iu përgjigj: “Detyra ime është të sjell kualitet, të tjerat nuk janë puna ime.

Unë e kam thënë dhe gjej rastin që ta përsëris: ky ekip do të rrisë kualitetin në Superioren shqiptare. Nuk janë stolat apo investimi që ne po bëjmë që sjellin tifozërinë në stadium. Tifozët në stadium i sjell ekipi, gjendja e tij. Ata vijnë nga situata e skuadrës. Unë kam besim se po bëhet një punë shumë e mirë nga të gjithë”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments