HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIldi Gruda zgjidhet në formacionin më të mirë të javës. Pjesë e...

Ildi Gruda zgjidhet në formacionin më të mirë të javës. Pjesë e tij edhe një tjetër futbollist shkodran

Sulmuesi i Vllaznise Ildi Gruda ka marre nje tjeter vleresim sot. Pasi eshte zgjedhur mbreme lojtari i ndeshjes Egnatia- Vllaznia, ai sot eshte edhe pjese e formacionit me te mire te javes se 31-te te “Abissnet Superiore” te publikuar nga FSHF pas mendimeve te dhena nga trajneret e ekipeve kombetare te moshave.

Loja e tij e mire ne pjesen e dyte kur u aktivizua dhe mbi te gjitha shenimi i atij goli shume te rendesishem ne fundin e ndeshjes duke i dhene barazimin kuqebluve, eshte vleresuar nga specialistet perkates.

Por perpos tij edhe nje tjeter futbollist shkodran eshte pjese e ketij formacioni, pikerisht mbrojtesi i Teutes Arsid Kruja. Ne porte nderkohe eshte zgjedhur si me i miri i javes Totoshi i Elbasanit, ndersa lojtaret e tjere te mbrojtjes jane Olberkis i Elbasanit, Aliji i Dinamos dhe Perndreca i Bylisit.

Per mesfushen jane zgjedhur Jonuzi i Dinamos, Lushkja i Egnatias dhe Pergjoni i Bylisit, ndersa ne sulm krahas Grudes se Vllaznise jane dhe Zabergja i Dinamos dhe lezhjani i Teutes Rrok Toma. Nderkohe trajneri me i mire i kesaj jave eshte zgjedhur Ilir Daja i Dinamos.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments