Inter Majemi dhe Lionel Mesi nuk do të vazhdojnë rrugëtimin në MLS Cup. Humbjen e tretë në fazën play-off ekipit nga Florida ia shkaktoi Atlanta, e cila gjeti rrjetën tri herë falë Jamal Thiaré (19’,21’) dhe Bartosz Slisz (76’).

Skuadra e Majemit gjeti dy gola falë Rohas (17’) dhe Mesit (65’). Goli i shënuar me kokë nga Mesi u pasua me polemika pasi portieri i Atlantës nuk pranoi që të dorëzonte topin.

Zhgënjimi më i madh ishte për Mesin, i cili është paguar këtë sezon nga skuadra e tij me plot 20,446,667 milionë dollarë, 5 milionë euro më shumë se paga e të gjithë lojtarëve të Atlantas së bashku. Këtë sezon Interi Majemi ka shpenzuar në total plot 41.7 milionë dollarë.