Sipas raportimeve në Francë këtë mbrëmje, Interi ka arritur marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin e Marseille, Luis Henrique me një kontratë deri në qershor të 2030. 

Ka pasur tashmë disa sugjerime të njëpasnjëshme se Interi ishte në negociata me lojtarin, i cili preferon të kalojë në Itali dhe jo tek Bayern Munich. Tani, Footmercato ka raportuar se ‘Nerazzurrët’ kanë arritur marrëveshje mbi kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare. 

Klubi ende duhet të punojë për kushtet e pagesës me Maresille për ta blerë lojtarin, por tashmë është bërë një propozim prej 24 milionë eurosh plus katër milionë të tjera bonuse. 

Interi shpreson se mund ta ketë Henriquen pjesë të ekipit për Kupën e Botës për Klube nga mesi i qershorit deri në korrik, duke shfrytëzuar në avantazh afatin shtesë kalimtar që do të hapet. 

23-vjeçari ka realizuar nëntë gola këtë sezon dhe ka tetë asistime në 32 paraqitje në ndeshje zyrtare. Ai luan zakonisht si sulmues i djathtë, por mund të kalojë edhe në të majtë kur kërkohet. 

Kontrata e tij aktuale me Marseille skadon në qershor të 2028 dhe ai ishte transferuar nga Tres Passos për 8 milionë euro në shtator të 2020./Telegrafi/