Vendimi i sotem i Asamblese se Pergjithshme te KF Vllaznia sh.a per emerimin e anetareve te rinj te Keshillit Mbikeqyres ka marre jo pak vemendje por ka shkaktuar edhe jo pak debate.

Ka patur diskutime qe kjo gje nuk eshte kompetence e Asamblese por e kryetarit te Bashkise, megjithate anetaret e Asamblese nuk kane menduar keshtu duke menduar se “meqe kryetari nuk e ka ushtruar kete kompetence qe prej dhjetorit te vitit 2018 kur i ka mbaruar mandatit Keshillit te kaluar, atehere e marrin ate kete kompetence”.

Por duket se kjo eshte e kunderligjshme. Nje gje te tille e ka pohuar sot edhe nje ish- anetar i Keshillit Bashkiak Shkoder dhe njekohesisht ekspert i pushtetit lokal, z. Fatlum Nurja.

Gjate disa komenteve ne lidhje me votimin e sotem, ka nderhyre edhe ai duke thene se “Vendimi i Keshillit te Bashkise sot eshte ne kundershtim me ligjin per veteqeverisjen vendore 139/2015. Ky akt eshte ne kompetence te Kryetarit te Bashkise sipas nenit 64”.