Te Vllaznia vendosen qe te mos e vazhdonin edhe me tej bashkepunimin me te, ndoshta edhe ngaqe skuadra nuk ia doli te shpallej kampion nee sezonin qe sapo u mbyll. Megjithate per Tefik Osmani qe nga ajo dite kur i ndau rruget me shkodranet, gjithnje ka patur lajme per interesim nga skuadra te ndryshme.

U fol per Flamurtarin, me pas per Voren, Teuten dhe ne fund edhe per Tiranen, por nga ana tjeter ditet e fundit emri i tij ka dale edhe tek nje skuader e kategorise se pare, pikerisht tek Pogradeci.

Presidenti i tij Armand Lilo ka nje projekt serioz per ta ngjitur kete skuader me çdo kush ne Superiore dhe nese nje gje te tille nuk e arriti ne sezonin qe sapo u mbyll, deshiron ta arrije ne sezonin e ri dhe per te drejtuar kete projekt po mendon qe t’ia besoje ndertimin e skuadres Osmanit.

Mbetet të shikohet se si do të zhvillohet kjo lëvizje në kampin pogradecar, ku që para përfundimit të edicionit të fundit drejtuesit shpallën si objektiv, ngjitjen e Pogradecit në Superiore. Sezoni 2025-2026 në Kategorinë e Parë pritet të jetë “flakë”, për vetë emrat që marrin pjesë në kampionat dhe pritet një “luftë” e fortë sportive për të siguruar dy vendet e para, pozicione të cilat të sigurojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.