Nga Maringlen ZHIVANI

Erjon Vucaj do ta vijojë karrierën e tij sërish në Gjirokastër. Mesfushori shkodran, sipas burimeve pranë tij, pritet të rinovojë kontratën me skuadrën e Luftëtarit dhe do të qëndrojë edhe sezonin tjetër aty.

Eksperienca që Vucaj ka duket se ka bërë bluzinjtë që të rinovojnë sërish kontratën me fantazistin shkodran. Vucaj pritet ta zyrtarizojë një gjë të tillë në ditët në vijim, teksa tashmë firma me drejtuesit e skuadrës bluzi duket çështje kohe.

Për Vucajn, ky do të jetë sezoni i dytë që do të luajë për skuadrën e Luftëtarit të Gjirokastrës, ndërsa më parë ka provuar të jetë pjesë e tyre edhe për një aventurë të shkurtër në Kupat e Europës.

Në sezonin e ri Luftëtari siç dihet do të jetë pjesë e kategorisë së parë dhe si rrjedhojë gara do të jetë edhe më e fortë, prandaj dhe drejtuesit kanë kërkuar t’i besojnë sërish përvojës së Vucajt.(www.shkodrasport.com)