Pas tre viteve te Vllaznia, ndoshta me te rendesishmeve te karrieres se tij, sulmuesi vlonjat ka kaluar nje periudhe te veshtire tek skuadra e qytetit te tij te lindjes dhe si rrjedhoje sot ka ardhur edhe “divorci” me Flamurtarin. 30 vjeçari ne fakt ne fjalet e lamtumires ka akuzuar rende ish- trajnerin e kesaj skuadre Andrea Agostinelli qe sipas tij ka dashur t’i djege karrieren. Ja çfare shkruan ai:
Pershendetje!
Dua tu beje me dije se nga sot nuk jam me pjes e ekipit te Flamurtarit, jam lojtare i lire. Dua te falenderoj presidentin e ekipit Sinan Idrizi per mundesine e dhene te jem pjese e Flamurtarit.
Mbas nje viti te veshtire ne aspektin personal ku erdha me deshiren me te madhe per te kontribuar per ekipin, por nuk e kuptova kurre se çfare ndodhi, dua te falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur, tifozat e Flamurtarit flota kuqezi, familjen time dhe gjithe shoket e ekipit.
Nje falenderim dhe per trajnerin Andrea Agostineli qe ka dashe te ma prishe karrieren qe kur isha femije me ekipin e Skenderbeut dhe perseri tani te Flamurtari. Me beri nje lojtar me te forte dhe me me shum suksese gjate rruges.
Edhe ky vit ishte nje mesim i mire. Te gjithe jemi kalimtar, Flamurtari eshte i perjetshem! Suksese ne Superlige!”