Nga Endri Çinari
Titullarët e Vllaznisë me Balaj & CO nuk ishin pjesë e miqësores ndaj Laçit që kuqeblutë zhvilluan ditën e shtunë. Me stafin teknik që ka preferuar të “testojë” siç duhet ata lojtarë mbi të cliët mund të ketë dyshime. Kështu pavarësisht se titullarët nuk kanë qenë pjesë e ekipit në këtë miqësore, ata sërish nuk kanë qëndruar pushim, në mënyrë që të jenë në formën e duhur sportive dhe fizike para nisjes së edicionit.
Kështu paraditen e së shtunës, futbollistët kanë qenë në fushën stërvitore. Në një seancë më tepër fizike, të bazuar mbi vrapimet dhe shpërthimet në momente të ndryshme gjatë lojës. Dhe pavarësisht temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin këto ditë, futbollistët e Vllaznisë kanë qenë në “krye” të detyrës. Duke zbatuar në përpikmëri programin e vendosur nga trajneri Martini dhe stafi atletik dhe i përgatitjes fizike.
Tek Vllaznia aktualisht të gjithë futbollistët gëzojnë një gjendje të mirë fizike dhe janë të gjithë të gatshëm për skuadrën. E grupi është po ashtu gati për të dhënë kontributin që në ndeshjen e parë sezonale.
Me disa futbollistë si Kastrati apo Kallaku që kanë ardhur së fundmi të cilët duhet të kapin maksimumin e gjendje fizike dhe seancat stërvitore janë ato që ndihmojnë dyshen. Teksa ekipi është “shpërblyer” me pushim ditën e dielë, me futbollistët që janë relaksuar në bregdet gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit.