Izmir Smajlaj është zgjedhur në postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës (FSHA) pas zhvillimit të Asamblesë. Ai ishte kandidati i vetëm në garë për këtë post pas tërheqjes së Taulant Stërmasit.
Në këtë Asamble u votua edhe për kryesinë e FSHA-së, e cila përbëhet nga Vaso Selenica, Emiljana Ciko, Gledis Hallunaj, Oltion Luli, Zhuje Bajko dhe Vladimir Gjonaj. Në Asamble ishin edhe drejtues të KOKSH dhe Ministrisë së Sportit.
Siç shikohet, përpos presidentit, Shkodra do të përfaqësohet edhe me dy pjestarë të tjerë në kryesinë e re. Bëhet fjalë ish- kampionin dhe rekordmenin e shpejtësisë Oltion Luli, që sot mban edhe detyrën e kryetarit të Këshillit Bashkiak Shkodër si dhe për Gledis Hallunajn.
Ky i fundit një ish- atlet kampion i Vllaznisë në garat e kërcimeve vite më parë, ashtu si dhe vetë Izmiri, në periudhën kur stërviteshin nga një emër i madh si Vildan Tufi. Në fakt përfaqësimi në kryesi me emra të tillë i takon Shkodrës, këtij qyteti që i ka dhënë shumë atletikës shqiptare dhe vazhdon t’i japë sërish.(www.shkodrasport.com)