HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJo vetën titullarët, por edhe stoli garanton tek Vllaznia

Jo vetën titullarët, por edhe stoli garanton tek Vllaznia

Nga Endri ÇINARI

Nëse do të kesh një ekip të fortë dhe pretendent për titullin kampion duhet të kesh me patjetër edhe një stol të fortë. Kjo është një teori që e futbollit dhe e vërtetuar ndër vite, ku skuadrat që kanë triumfuar gjithmonë kanë pasur edhe një stol të fortë. Diçka të tillë duket se e kanë vënë “vath në vesh” tek Vllaznia këtë edicion, ku përveç një ekipi shumë cilësor të formuar, 9 herë kampionët e vendit kanë edhe alternativa mjaft serioze. Të cilët mund të shndërrohen edhe në titullarë në javët e ardhshme falë cilësive të tyre.

Kështu në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit, në stolin e kuqebluve qëndronin emra si: Hakaj, Mala, Kuros, Tafili apo Sala, e ndërsa në këtë ndeshje nuk ishte pjesë e skuadrës Qato. Të gjithë futbollistët e sipër përmendur që kanë qenë protagonistë dhe titullarë me shkodranët në të shkuarën.

E ndërsa dy prej tyre, Hakaj e Mala i dhanë një ritëm tjetër krahëve të skuadrës në momentin që zbritën në fushë në fitoren 4-1 ndaj “demave”. Ku Hakaj madje gjeti edhe golin e 3-të dhe të sigurisë për 3 pikët e shkodranëve. Pra, një mori futbollistësh tek Vllaznia tek të cilët mund të kesh siguri në çdo moment. Dhe për trajnerin Martini nuk do ketë “dhimbje koke” në rastin kur mund të mungojë ndonjë prej atyre që mund të konsiderohen si titullarë.

Teksa edhe futbollsitët që mund të cilësohen si “alternativa” kanë pak diferenca në cilësi me ata që kanë luajtur në formacion deri më tani. Me rivalitetin e “ashpër” tek kuqeblutë për sigurimin e një vendi në formacion, ku këtë sezon çdo rol është i dubluar dhe ka garë për çdo pozicion në fushën e lojës.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments