Hierarkia në kombëtaren gjermane ka kaluar në duart e Joshua Kimmich. Mbrojtësi do të pasojë Ilkay Gundogan si kapitenin e ri të përfaqësueses, për të hapur kështu një kapitull të ri te Panserat.
Pensionimi i mesfushorit, por edhe futbollistëve si Manuel Neuer dhe Toni Kros ka bërë që të jetë lojtari i Bayern Munich lideri në kombëtaren e teknikut Julian Nagelsmann. Pasi bëri debutimin e tij për Gjermaninë në vitin 2016, 29-vjeçari Kimmich ka bërë 91 paraqitje për kombëtaren.
Kimmich, i cili luan si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor për gjigantët e Bundesligës, do të udhëheqë Gjermaninë në takimin kundër Hungarinë në Ligën e Kombeve në Dusseldorf të shtunën.
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger dhe sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz do të jenë zëvendëskapitenët. Gjermania do të luajë gjithashtu me Bosnje-Hercegovinën dhe Holandën në Grupin 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve.