HomeKRYESOREJunajtid mposhtet dhe zbret në renditje. Totenhem merr fitore me peshë

Junajtid mposhtet dhe zbret në renditje. Totenhem merr fitore me peshë

Mançester Junajtid nuk po gjen qetësi këtë sezon. Skuadra e Amorim është rikthyer te humbja në Premier Ligë, ndërsa ishte Kristal Palas që e mposhti në “Old Trafford”.

Miqtë ia dolën të triumfonin me rezultatin 0-2, pasi Mateta shënoi dopietë. Në anën tjetër Totenhem mori fitore me peshë në transfertën e Brentford.

Autogoli i Janelt dhe goli i Pape Matar Sarr, u përkthyen në 3 pikë. Palas i mori Junajtid vendin e 13-të, teksa Totenhem u ngjit në vendin e 14-të.

Mançester Junajtid 0-2 Kristal Palas

64’, 89’ Mateta

Brentford 0-2 Totenhem

28’(ag) Janelt, 87’ Sarr P. M.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments