Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja dhe nga ky këndvështrim Juventusi ia arriti objektivit. Ishte më e vështirë se në shtator kundër një ekipi të PSV-së që luajti mirë në fushë dhe që nuk do të kishte vjedhur asgjë në rast të një barazimi.

Tiago Mota ende nuk ka arritur të krijojë një lojë të rrjedhshme edhe pse skuadra e tij po lulëzon, por kompenson disa mangësi me një dëshirë të madhe për të fituar dhe për të mos u dorëzuar deri në fund.

BESIMI- Mekeni dhe Gati përfaqësojnë një lloj klase punëtore në këtë skuadër. Amerikani, që kishte valixhet në dorë gjatë verës, është një kartë e fortë e Motës, duke qenë se në këtë sezon ka mbuluar 7 role të ndryshme pa zhgënjyer asnjëherë, duke lënë në hije Kopmeiners dhe Duglas Luiz, për të cilët u investuan më shumë se 100 milionë. Mbrojtësi, nga ana tjetër, përfaqëson grintë dhe aftësinë për të besuar gjithmonë tek ai, siç tregohet nga aksioni kokëfortë që solli golin e parë.

XHOLI- Në mbrëmjen kur Jildiz dukej si një peshk jashtë ujit, Mota ia dha shansin Mbangulës duke zëvendësuar turkun. Mbangula iu afrua golit në fillim të pjesës së dytë dhe më pas e gjeti në fund, i ndihmuar mirë nga Konseisao, i cili me shpejtësinë e tij krijoi panik në zonën kundërshtare. Një gol çlirimtar, pas golit të barazimit nga armiku i shumë betejave, Ivan Perisiç, i cili kishte ngrirë Stadiumin dhe kishte bërë të rishfaqen mendime të këqija.

Në ditën kur Kolo Muani ngeci pas pesë golave në tre ndeshjet e tij të para për Juventusin, Vlahoviç gjithashtu u kthye në fushë duke bërë mirë. Sulmuesi serb, pavarësisht se nuk shënoi, hyri në fushë me qëndrimin e duhur dhe me dëshirën për t’i ndihmuar në çdo mënyrë bashkëlojtarët e tij për të gjetur golin e fitores.

TRIUMFI- Ajo ndaj PSVsë është fitorja e tretë radhazi për Juventusin mes kampionatit dhe Europës, një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar në ndeshjen e madhe të së dielës në mbrëmje kundër Interit. Brenda pak ditësh, Tiago Mota do të luajë një pjesë të mirë të sezonit, kundër Lautaros dhe shokëve të tij, ku një gabim mund të largohet më shumë vendin e katërt.

Megjithatë, ajo që Juventusi po tregon për herë të parë këtë sezon është se di të fitojë edhe kur nuk luan mirë dhe se kësaj filozofie mund t’i japë vazhdimësi. Këtë herë, Tiago Mota duket se i ka gjetur balancat e skuadrës ashtu si duhet.