HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKa kërkuar rritje rroge, Albano Aleksi drejt largimit nga Egnatia

Ka kërkuar rritje rroge, Albano Aleksi drejt largimit nga Egnatia

Albano Aleksi mund të jetë një nga të larguarit nga Egnatia me të përfunduar sezoni. Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të këtoij sezoni dhe siç dihet mes palëve ende nuk ka një marrëveshje për rinovimin.

Kjo e ndikuar edhe nga kërkesat e larta që ka 32-vjeçari për pagën e tij. Aleksi ka kërkuar rritje page, gjë e cila ka bërë që në klub ta rimendojnë dhe për momentin të mos ketë asnjë vendim.

Gjithashtu edhe ofertat në drejtim të ish-it të Tiranës nuk kanë munguar  dhe ditët e ardhshme do të jenë shumë vendimtare për palët.

Me interes tashmë mbetet të shihet nëse Egnatia do të bëjë një sforco financiare për të mbajtur mesfushorin, apo ky i fundit do të ketë një destinacion të ri për të ardhmen.(newsport)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments