Në prag të nisjes së edicionit të ri të Kategorisë Superiore, Vllaznia ka prezantuar pak më parë fanellat për sezonin 2025/26. Padyshim që ngjyrat kuqeblu nuk mungojnë, të cilat janë simboli i klubit shkodran.
Gjithashtu interesant është dizanji i ri në fanellë, ku duket Kalaja e Rozafës në pjesën e përparme të bluzes dhe Urës së Mesit në pjesën e pasme të fanellës.
Njoftimi zyrtar i Vllaznisë:
KF Vllaznia prezanton fanellat e reja për sezonin 2025/2026!
Një dizajn i frymëzuar nga kultura dhe tradita shkodrane që sjell në fanellë simbolet historike të Kalasë së Rozafës dhe Urës së Mesit.