Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka folur për “Rtsh Sport” pas humbjes 0-1 kundër Vllaznisë.
“Na mungoi agresiviteti në minutat e fundit duhet të ishim shoqëruar me shumë veta, nuk arritëm të shënonim ,pjesa e dytë u bë më e vështirë kur doli lojtari me të kuq.
Kam rezerva të jashtëzakonshme për arbitrimin, nuk ishte e nevojshme fare, në fushë pash vetëm një skuadër dhe ishte vetëm Partizani. E shikoj të vështirë pse ka dalë futbollisti me të kuq, më duket jo normale në një kaq të rëndësishme, më duket e pabesueshme.
Shyqyr ka dhe VAR sot, është minimale për të shkuar atje. Më gëzon fakti që ekipi luan në një mënyrë që kërkon dëshiron, keqardhje pasi është dhe ndeshja e parë, duhet të merrnim rezultat pozitiv, duhet të ishim pak më shumë agresivë me topat e dytë për ta shoqëruar.
Kishim përghatitur tjetër manovër për krahun e djathtë. Në krahun e Hadrojt është punuar pastër dhe me qetësi duhet të luasjmë me intesistet të lartë, i përgëzoj për pjesën e dytë, në fund të ditës mbetet që skemi marrë pikë, dhemb që kemi humbur.
Përsa i përket statistikave, kemi investuar në merkato për sulmues si Mba, Zeka, Keko, Bintsuka, por humbasim shumë raste, të përmirësohemi më shumë.
Në momentin që krijon raste dhe nuk shënon asnjë bie volumi. Që vjet kemi hartuar një dosje që kishte kontestime kundër Jorgjit dhe e kishim shpallur non-grata, sot u përcaktua që ta arbitronte sot.
Të gjithë po selektohen, e kemi ngushtuar rrethin dhe do marrim vendimin shumë shpejt për trajnerin, brenda javës mund të shohim trajnerin e ri të ulur në pankinën e Partizanit”, tha ai.