HomeKRYESOREKërkohet nga gjigantët evropian, por Bayern Munich është gati ta blindojë me...

Kërkohet nga gjigantët evropian, por Bayern Munich është gati ta blindojë me kontratë të re

Dayot Upamecano, një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të ardhshëm është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re me Bayern Munich, duke i dhënë fund zërave për një kalim të mundshëm te Real Madrid.

Mbrojtësi francez pritet të rinovojë përtej vitit 2026. Kontrata aktuale e tij skadon në qershor, çka kishte ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Real Madridi e ka monitoruar nga afër zhvillimin e tij, megjithëse gjithçka tregon se nuk do të kenë asnjë shans. Bayern e sheh Upamecanon si pjesë qendrore të mbrojtjes për të ardhmen. Klubi ka përshpejtuar bisedimet për ta blinduar lojtarin nga ofertat e jashtme.

Që nga transferimi i tij në 2021 për mbi 40 milionë euro, Upamecano ka luajtur 156 ndeshje zyrtare dhe ka qenë titullar i padiskutueshëm në mbrojtje. Ai vlerësohet për qëndrueshmëri dhe lidership.

Rinovimi pritet të zyrtarizohet në javët në vijim. Vetë lojtari ndihet i qetë dhe i vlerësuar në Munich, ku dëshiron të vazhdojë rritjen e tij si lider i prapavijës bavareze. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments