Chelsea po vazhdon largimin e lojtarëve gjatë verës, me Borussia Dortmundin që tani është në bisedime për të nënshkruar me katër lojtarë të tjerë nga klubi.
Sipas mediumit Goal, pasi ka gjeneruar rreth 120 milionë funte (137 milionë euro) nga shitjet, Chelsea është afër finalizimit të transferimeve tjera.
Blutë janë gati të kompletojnë transferimin e përhershëm të Carney Chukwuemeka te Dortmund për afërsisht 22 milionë funte (25 milionë euro), pas periudhës së tij të huazimit në Gjermani sezonin e kaluar.
Mesfushori 21-vjeçar pritet ta përfundojë transferimin deri në fund të javës, por mund të mos jetë i vetmi.
Përveç kësaj, Dortmund thuhet se është në bisedime të avancuara për Tyrique George, Axel Disasi dhe Renato Veiga, ndërsa Chelsea po riformëson skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.