...
HomeKRYESOREKërkonin shërbimet e Lookman, Atalanta i mbyll derën Interit me një... email...

Kërkonin shërbimet e Lookman, Atalanta i mbyll derën Interit me një… email të thjeshtë

Atalanta ka refuzuar ofertën e Interit për Ademola Lukman. 

Fillimisht, shifra ishte 40 milionë euro plus 5 milionë euro në bonuse, siç u propozua nga Marota gjatë takimit të Serie A me Atalantën.

Më pas, pas një refuzimi fillestar nga familja Perkasi, marrëveshja u rregullua pak, me shumën fikse që u rrit në 42 milionë euro dhe bonuset ranë në 3 milionë euro.

Megjithatë, bergamaskët nuk u kënaqën me ofertën dhe sipas botimit të sotëm të “Gazzetta dello Sport”, përgjigja mbërriti rreth orës 17:30 të djeshme me një email të thjeshtë: “Faleminderit për interesin tuaj për një nga lojtarët tanë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.