HomeFUTBOLLKATEGORIA E TRETEKF Shiroka rikthehet tek fitorja dhe mund 3-1 Bulqizën. Vendosin dy golat...

KF Shiroka rikthehet tek fitorja dhe mund 3-1 Bulqizën. Vendosin dy golat e Dulajt dhe ai i Bizit

KF Shiroka eshte rikthyer tek fitorja dhe ka mundur ne transferte nje prej ekipeve rivale, ate te Bulqizes duke i marre ne kete menyre edhe vendin e trete ne renditje. Ka qene nje fitore prestigji qe tregoi edhe njehere tjeter se kjo skuader ka mundesi per te bere shume me teper.

Në takimin e zhvilluar në Kamëz, KF Shiroka u tregua dominuese ndaj kundërshtarit, duke pasur më shumë raste shënimi. Por, goli i parë do të vinte në minutën e 36-të, teksa Bizi do të zhbllokonte shifrat. Avantazhi i Shirokës nuk zgjat shumë, sepse pas 5 minutash Saliaj do të barazonte rezultatin.

Në pjesën e dytë, Shiroka hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Gol, të cilin do e gjente në minutën e 79-të me anë të Dulaj. Ndërkohë, në minutat shtesë, i njëjti autor Dulaj, do të realizonte një gol të bukur nga distanca, duke vulosur fitoren e Shirokës me shifrat 1 – 3.

Një fitore e rëndësishme për ekipin shkodran, që ngjitet në kuotën e 16 pikëve, po aq sa Eagle e vendit të dytë (i cili ka nje ndeshje me pak te luajtur) dhe vijon të jetë brenda objektivave të këtij sezoni futbollistik.

Fitorja e sotme ndaj Bulqizes jep shprese qe ne ndeshjet e ardhshme skuadra shkodrane do te paraqitet edhe me mire dhe si rrjedhoje do te luftoje deri ne fund per te marre ate se çfare deshiron.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments