Tjeter sukses per Akademine e KF Shkodra. Diten e djeshme eshte mbyllur kampionati i kategorise se pare per grupmoshen U15 dhe ekipi i saj ka zene vendin e pare duke u shpallur ne kete menyre edhe kampion i kesaj kategorie dhe duke fituar te drejten qe sezonin e ardhshem te luaje ne Superiore.

KF Shkodra U15 e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi e kishte siguruar titullin nje jave me perpara, por gjithsesi festa eshte zhvilluar diten e djeshme pas ndeshjes se fundit te kampionatit, asaj ndaj Dinamos qe u mbyll me fitoren 1-0 te ekipit shkodran, me golin e vetem te ndeshjes te shenuar nga futbollisti Erjon Vajushi.

Pas perfundimit te takimit eshte zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes se medaljeve dhe ne fund edhe e dorezimit te kupes per ekipin kampion, ku ne emer te Federates Shqiptare te Futbollit ato janë dorëzuar nga trajneri i kombetares se femrave Armir Grima dhe perfaqesuesi i Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder Hysen Zmijani.

Ne kete menyre, per KF Shkodra U15 mbyllet nje kampionat i suksesshem duke u kurorezuar kampion dhe sezonin e ardhshem ajo do te luaje ne eliten e kampionatit te kesaj grupmoshe.(www.shkodrasport.com)