Tomori është në kërkim të një trajneri të ri. Pak ditë më parë skuadra beratase nuk doli në stërvitje, duke kërkuar largimin e teknikut Klevis Dalipi, me këtë të fundit që nuk ka qenë me skuadrën në trajnim dhe pse nga klubi nuk ka një njoftim zyrtar.
Duket se 45 vjeçari është larguar pas gjysmës së sezonit, me beratasit që janë në pritje të jë emri të ri për stolin. Situata në Berat nuk është aq e qetë, teksa tre futbollistë kanë kërkuar të largohen nga skuadra.
Papa, Ruço dhe Haremi duan letrat për të qenë të lirë, ndërsa te Tomori duhet të kujdesen edhe për virozat. Miqësorja e sotme mes Tomorit dhe Naftëtarit është anulluar, pasi te beratasit 6 futbollistë kanë qenë me viroza duke mos dalë në stërvitje.
Nje situate aspak normale per nje skuader me shume tradite e cila prej vitesh nuk po arrin te ngjitet ne lartesine e duhur dhe te rikthehet ne nje skuader pretendente per t’u ngjitur ne eliten e futbollit shqiptar.