Ardian Nuhiu është zyrtarisht pa skuadër. Klubi i Gjilanit ka njoftuar vendimin për trajnerin, që më parë ka qenë edhe në radarin e Vllaznisë dhe Tiranës.
Gjilani po rezulton një zhgënjim deri tani. Pas 7 javësh ka vetëm 7 pikë të grumbulluara.
Njoftimi i Gjilanit:
“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.
Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne. Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional. Klubi do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës”.