Sezoni i ri duket se do te sjelle shume supriza per Klubin e Futbollit Vllaznia. Njeren prej tyre e ka zbuluar vete ai diten e sotme ku permes faqes zyrtare ka bere te ditur se shume shpejt do te filloje transmetimin TV Vllaznia.
“PO VJEN DIÇKA E MADHE!
TV Vllaznia, televizioni zyrtar i krenarisë kuqeblu po vjen! Nga stadiumi te studioja, nga historia tek e ardhmja!
Futboll, histori, pasion, intervista ekskluzive dhe gjithçka rreth Vllaznisë. 24/7 – në ekranin tuaj dhe online në çdo cep të Botës. Shpejt, shumë shpejt…”- shkruhet në faqen e klubit shkodran.
Një projekt që duket se ka marre jete tashme dhe ne vijim do mesohet me shume ne lidhje me ate se çfare do sjelle TV Vllaznia.(www.shkodrasport.com)