Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15, më 22 dhe 24 qershor. Trajneri Armand Dama ka publikuar listën me 19 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. 6 lojtarë vijnë nga klube jashtë vendit mes tyre edhe mbrojtësi shkodran Alesio Gjergji që është pjesë e Udinezes, i cili është një futbollist që premton shumë për të ardhmen.
Pjesa tjetër aktivizohen në kampionatin vendas dhe janë pjesë e Akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”. Në mes tyre janë edhe futbollisti i KF Shkodra, Erjon Vajushi dhe ai i Atletik Klub, Riad Syla.
Në fakt pjesë e këtij grumbullimi duhej të ishte edhe një shkodran tjetër, portieri Bastian Brungaj por ai është i angazhuar me ekipin e tij- Fiorentina sepse të martën kanë finalen për titullin kampion ndaj Interit dhe drejtuesit fiorentin nuk e kanë lënë të lirë para në ndeshje të tillë të rëndësishme.
Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin për këto dy ndeshje miqësore.
Takimi i parë do të luhet më 22 qershor, në orën 17:00, në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”. Sfida e dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.
Më poshtë lista e ekipit Kombëtar U-15:
