Tre dite me pare gazeta “Shkodra Sport” ka publikuar lajmin e akordit te arritur ne mes futbollistit Klejdi Dibra dhe drejtuesve te KF Shiroka dhe nderkohe sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i kesaj transferte.
Mbrojtesi shkodran me shume pervoje ne futbollin shqiptar, kryesisht tek Beselidhja, skuader me te cilen ka luajtur per 13 sezone, tashme do te nise nje eksperience te re ne qytetin e tij te lindjes.
“Mirësevjen, Klejdi Dibra!
Klejdi Dibra është zyrtarisht lojtari më i ri i ekipit tonë! Pas një eksperience të gjatë në kampionatin shqiptar, ai i bashkohet skuadrës sonë për të dhënë kontributin e tij. Mirë se erdhe, Klejdi!”- shkruhet ne njoftimin e ketij klubi.
Padyshim qe Dibra me pervojen dhe eksperiencen e tij do te jete nje plus shume i madh per skuadren dhe natyrisht edhe per trajnerin Mani, ne perpjekjet e tyre per arritjen e objektivit, ngjitjen ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.(www.shkodrasport.com)