Kristjan Asllani foli pas transfertës së Letonisë. Kombëtarja barazoi 1 me 1 dhe zbehu shpresat për t’u kualifikuar në Botërorin 2026. Asllani deklaroi pas ndeshjes:
“Sigurisht që nuk ka qenë pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur, kishim fat se gabuan penalltinë dhe gjetëm golin. Nuk mund të bëhet pjesa e parë kështu sepse e dimë çfarë ëndrre kemi dhe kështu bëhet çdo gjë e vështirë.
Të gjitha ndeshjet e vështira. Serbia ka dy ndeshje më pak, jemi në vend të dytë. Çunat do pushojnë, unë do shkoj në Botëror për klube. Më pas në shtator duhet Shqipëri tjetër.
Pjesën e parë kam shkuar shumë herë lart. Kemi marrë kundërsulme, trajneri na kërkoi të ktheheshim në mbrojtje mua dhe Shehut se mbrojtja gjendej vetëm.
Pjesa e parë problemi besoj se vinte nga presimet individuale dhe jo skuadra. Lamë mbrojtjen vetëm dhe kishte shumë probleme. Kur të kthehemi do punojmë akoma më fort. Duhet të luajmë për të fituar ndeshjet.
Do shkoj në Botëror për klube, për merkato do flasim se jam i lodhur edhe nga ndeshja. Këto gjëra do i shohim dhe do flasim”, u shpreh Asllani për “Klan TV”.