Kryefjala e atletike shqiptare per momentin ka vetem nje emer: Franko Burraj. Sportisti shkodran pas rekordit te vendosur muajin e kaluar ne Shkoder ne garen e 400 metrave, dje ka vendosur nje rekord te ri. Kete here ne 200 metra, pikerisht gjate garave te kampionatit kombetar qe u zhvilluan ne Elbasan.
Shifrat e reja te vendosura prej tij tashme jane fiksuar ne 21″03 duke thyer keshtu rekordin e meparshem me kohen 21″19 qe mbahej po prej tij. Njekohesisht Franko eshte shpallur edhe sportisti me i mire i kampionatit ashtu siç ka marre edhe tre medalje per vende te para ne 400 metra, si dhe ne stafetat 4×100 dhe 4×400 metra.
Ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” rekordmeni i garave te shpejtesise eshte shprehur ne kete menyre:
“Ishte nje gare fantastike e cila shkoi ashtu si duhet dhe ne fund rregjistroi nje rekord te ri kombetar ne disiplinen e 200 metrave. Ne fakt ishte nje dite e lodhshme sepse nje dite me pare bera edhe garen e 400 metrave, megjithate ia dola me sukses te arrij kete rezultat te ri. Kete rezultat ia dedikoj familjes time qe me qendron shume prane, por edhe trajnerit Bruno Rrotani.
Kemi bere nje pune shume te madhe bashke me trajnerin tim dhe jo me kot po vijne keto rezultate. Pas dy javesh kemi aktivitetin e rradhes ne Slloveni dhe synoj serish te thyej rekordin. Forma eshte e mire dhe prandaj besojme shume tek reultatet e reja. Aq me teper qe ne Slloveni do kete konkurrence dhe kjo eshte nje plus me shume per te kapur nje rezultat te mire dhe vendosur rekord te ri.
Ne fund te korrikut do te zhvillohet Kampionati Ballkanik ne Greqi dhe natyrisht qe edhe aty shpresoj te jem ne zonen e medaljeve dhe pse jo serish me nje rekord te ri, por e perseris qe per momentin jam duke u fokusuar tek gara e rradhes ne Slloveni”.(www.shkodrasport.com)#
