Marash Kumbulla është rikthyer në Spanjë. Pas eksperiencës së suksesshme me Espanjol, shërbimet e tij do i gëzojë Majorka.

Sapo ka mbërritur në Spanjë, është shpërndarë një foto e tij nga aeroporti.

Nesër do të hidhet firma në kontratë dhe më pas do të vijë prezantimi.

Kumbulla gjen Vedat Muriqin te Majorka. Futbollisti shqiptar është një nga më të dashurit për tifozët.