Kalendari i Kupës së Shqipërisë është publikuar tashmë. Rrugëtimi nis më 1 tetor, për turin paraeliminator. Më pas është faza 1/32, e programuar më 15 tetor. Çiftet janë mësuar deri në këtë pjesë të rrugëtimit.
Po ashtu klubet e Superiores e dinë tashmë, cilat skuadra duhet të presin për fazën e 1/8. Rrugëtimi për tetë klube që kanë mbetur nga edicioni i kaluar, nis më 10 janar. Konkretisht Egnatia, Vllaznia, Partizani, Dinamo, Tirana, Bylis, Teuta dhe Elbasani.
Shorti i radhës do të hidhet për gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Fundi i rrugëtimit projektohet të jetë më 13 maj 2026.
Turi paraeliminator (1 tetor)
Adriatiku – Basania
Këlçyra – Gramshi
Turi 1/32 (15 tetor)
Skënderbeu / Adriatiku – Basania
Iliria – Luzi 2008
Vora – Maliqi
Erzeni – Sopoti
Besa – Shkumbini
Kukësi – Tërbuni
Pogradeci – Delvina
Korabi – Veleçiku
Laçi / Këlcyra – Gramshi
Luftëtari – Oriku
Flamurtari – Naftëtari
Valbona – Tomori
Burreli – Albanët
Kastrioti – Devolli
Apolonia – Besëlidhja
Lushnja – Butrinti
