Vllaznia e futbollit te femrave vazhdon te jete “on top”. Ajo e ka mbyllur fazen e pare te kampionatit ne krye te renditjes dhe eshte kandidatja kryesore per shpalljen per here te 12-te ne historine e saj kampione e Shqiperise.
Por nderkohe, ajo ze edhe nje vend shume komod ne ranglisten boterore. Faqja gjigande e statistikave boterore OPTA ka përditësuar sot për herë të fundit renditjen e tyre të 10 mijë skuadrave më të mira në botë në bazë të programeve të sofistikuara që përpunojnë të dhënat në bazë të ndeshjeve e vështirësisë së kampionateve në të cilat luajnë apo kompeticioneve ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë.
Si rrjedhoje, tek renditja e femrave Vllaznia renditet ne nje pozicion shume komod, ate te 128-tin ne mes 2284 skuadrave qe jane perzgjedhur ne kete renditje nga OPTA. Nje pozicionim fantastik, kur e ke parasysh qe edhe niveli i kampionatit shqiptar ndoshta nuk eshte ne lartesine e duhur.
Megjithate Vllaznia vijon te beje diferencen me te gjithe ekipet e tjera dhe per kete arsye eshte e renditur ne vendin e 128-te, e vleresuar me 77 pike, po aq sa edhe skuadra gjermane Carl Zeiss Jena e cila eshte e pozicionuar ne vendin e 127-te, ndersa ne vendin e 129-te eshte skuadra braziliane Cruzeiro.
Nga skuadra e tjera shqiptare, e dyta eshte Apolonia e cila pozicionohet ne vendin e 303-te, ndersa e treta eshte skuadra e Partizanit qe renditet ne vendin e 592-te./www.shkodrasport.com/