Ardit Mani është trajneri i ri i KF Shiroka. Prezantimi i tij është bërë ditën e sotme nga drejtori sportiv Matias Tatangelo. Në këtë mënyrë trajneri i njohur shkodran do të nisë një aventurë të re në krye të skuadrës shkodrane që për të dytin sezon merr pjesë në kategorinë e tretë të futbollit shqiptar.

Por përveç Manit, janë bërë të ditur edhe emrat e pjestarëve të tjerë të stafit teknik. Njoftimi për emërimin e tyre është bërë përmes faqes zyrtare të këtij klubi ku shkruhet:

“KF Shiroka ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Ardit Manit si trajnerin e ri të ekipit të parë. Me një vizion të qartë për të ardhmen dhe një dëshirë të madhe për të sjellë mentalitet fitues në skuadër, Ardit Mani do të udhëheqë ekipin në sezonin e ardhshëm, duke sjellë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion për lojën. Së bashku me të, pjesë e stafit teknik do të jenë:

Oltion Drabeja – Zëvendës trajner 
Ervin Buca – Përgatitës atletik 
Bujar Celufaj – Trajner portierësh”