Nga Maringlen ZHIVANI

Një nga futbollistët e kontigjentit të Vllaznisë të sezonit të kaluar, Esat Mala ka rinovuar kontratën e tij me klubin kuqeblu edhe për një sezon tjetër futbollistik.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, kishte zëra që mesfushori nga Prizreni edhe mund të largohej tërësisht nga skuadra kuqeblu, por një gjë e tillë ka marrë fund ditën e sotme.

Burime të “Shkodra Sport” pranë KF Vllaznia, konfirmojnë se Mala ka firmosur zyrtarisht rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër. Një lajm i tillë tashmë është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi Vllaznia.

Me rinovimin edhe të Malës duket se drejtuesit kuqeblu janë të vendosur për të ruajtur boshtin e skuadrës së sezonit të fundit dhe atij t’i shtojnë edhe disa lojtarë të tjerë për të ndërtuar një Vllazni pretendente edhe në sezonin e ri.