Tek Vllaznia ka edhe merkato ne dalje. Ashtu si ne hyrje teksa jane zyrtarituar deri me tani dy lojtare te cilet kane firmosur kontratat, Serjan Repaj dhe Alfred Mensah, shkon ne dy edhe numri i lojtareve te cilet i kane dhene lamtumiren para kohe kuqebluve.

I pari ka qene Artom Podrimcaku me te cilin u nderpre kontrata ne muajin nentor ngaqe u demtua rende dhe si rrjedhoje e mbylli sezonin para kohe. E njejta situate edhe me sulmuesin Essang Matouti. Ai fillimisht u demtua dhe me pas kaloi disa probleme shume serioze shendetesore, te cilat ne fakt nuk dihet se kur do te mbyllen.

Dhe ne kete kontekst, duket se te dy palet e kane pare te arsyeshme qe ta nderpresin kontraten para kohe. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga ana e vete klubit shkodran permes nje publikimi ne faqen zyrtare ku shkruhet:

“KF Vllaznia njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Edlin Randy Essang Matouti. Palët kanë rënë dakord për ta ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin e tyre të mëtejshëm. Falenderojmë futbollistin për kontributin e tij për fanellën kuqeblu dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”.