HomeKRYESORELuis Enrique do lejojë pesë yje që të largohen nga PSG në...

Luis Enrique do lejojë pesë yje që të largohen nga PSG në verë

PSG planifikon të shesë disa lojtarë të profilit të lartë, sipas El Nacional. Klubi parisien është në dijeni se di lojtarë duan të largohen nga Parku i Princave, derisa disa të tjerë nuk janë në planet e tyre.

Mediumi bën të ditur se trajneri Luis Enrique dëshiron të pastrojë listën, me pesë lojtarë që nuk janë në planin e tij.

Gianluigi Donnarumma, Goncalo Ramos, Randal Kolo Muani, Lucas Hernandez dhe Marco Asensio (aktualisht i huazuar në Aston Villa) që janë viktima të mundshme.

Pas 26 xhirove të Ligue 1, PSG qëndron në vendin e parë me 68 pikë.

Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve , klubi francez do të përballet me Aston Villa. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments