Nga Maringlen ZHIVANI
Sezoni i ardhshëm e gjen Ilirinë në Kategorinë e Parë. Edhe pse vijnë si kampionë të Kategorisë së Dytë, fushë-krujasit janë të bindur në qëllimet e tyre. Prandaj, ata kanë nisur punën më herët se shumë skuadra të tjera për të pasur një sezon sa më dinjitoz.
Iliria nuk e shikon veten si kalimtare, kjo edhe falë investimeve dhe punës që po bën presidenca e klubit, me në krye Nazmi Selmanin.
Së fundmi, fushë-krujasit kanë plotësuar edhe stafin teknik të Dritan Smajlit, ku pjesë e skuadrës është bërë edhe trajneri i portierëve, Mario Bytyçi.
Ky i fundit i është bashkuar stafit teknik të udhëhequr nga trajneri Dritan Smajli dhe në ditët në vijim, pritet të fillojnë edhe seancat e para stërvitore.(www.shkodrasport.com)