Mario Mitaj, u aktivizua sërish titullar, në triumfin 1-2, që skuadra e Al Itihad, regjistroi në transfertë ndaj Al Okhdod. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për verdhezinjtë, me futbollistin shqiptar nga minuta e parë në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 51-të, Karim Benzema zhbllokoi sfidën. Mitaj u zëvendësua në minutën e 62-të të sfidës, ndërkohë që Aouar, dyfishoi shifrat në minutën e 89-të. Golin e nderit vendasit e shënuan në minutën e 90+6 me Al Abas.

Vlen të theksohet fakti se edhe këtë duel Mitaj u aktivizua në rolin e mesfushorit para mbrojtjes. Ne 62 minutat e aktivizimit te tij, ai beri 58 prekje te topit, ka bere 53 pasime nga te cilat 46 te sakta ose 87 % saktesi ne pasime.

Ndoshta pozicioni i tij me i mire eshte ai i mbrojtesit te majte ku luan prej vitesh, por duket se trajneri Blanc ia ka kerkuar te luaje ne mesfushe, vend ku dhe po mundohet serish te beje me te miren.