HomeKRYESOREMbrojtësi pësoi dëmtim të rëndë, Liverpooli gati të aktivizojë rregullin 'emergjent' në...

Mbrojtësi pësoi dëmtim të rëndë, Liverpooli gati të aktivizojë rregullin ’emergjent’ në Champions

Liverpooli do të përpiqet të aktivizojë një rregull emergjent të UEFA-s përpara ndeshjes së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Galatasarayt.

“Të Kuqtë’” fituan 3-2 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të grupit, falë golave nga Andy Robertson, Mohamed Salah dhe kapiteni Virgil Van Dijk.

Ata do të përballen me Galatasarayn të martën, duke kërkuar të ruajnë ecurinë perfekte, por do të përdorin një rregull të ri të UEFA-s përpara ndeshjes.

Përpara sezonit 2025/2026, UEFA miratoi një “ndryshim” në rregullat e regjistrimit të skuadrave në Champions, që u lejon klubeve të zëvendësojnë një lojtar të fushës të dëmtuar rëndë (ose me sëmundje afatgjatë) deri në javën e gjashtë të fazës së grupeve në dhjetor.

Liverpooli pritet ta aktivizojë këtë rregull, pas dëmtimit serioz në gju të qendërmbrojtësit 18-vjeçar Giovanni Leoni, megjithatë, pritet ende miratimi përfundimtar nga UEFA.

Leoni bëri debutimin e tij me Liverpoolin në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Southamptonit të martën, por u nxor me barrelë në pjesën e dytë.

Trajneri Arne Slot deklaroi në konferencën për shtyp të së premtes se Leoni pritet të mungojë “për rreth një vit”, pasi skanimet konfirmuan se ai ka pësuar një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar të përparmë (ACL).

Slot më tej konfirmoi se është “e vërtetë” që Liverpooli do të përpiqet të përfshijë Federico Chiesa në skuadrën e Ligës së Kampionëve si zëvendësues i Leonit.

Trajneri holandez shtoi gjithashtu se i është thënë që klubi mund të bëjë zëvendësimin, por se situata po shqyrtohet më tej nga ana e klubit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments