Menaxheri i njohur lezhjan Kristian Gjidodaj realizon nje tjeter levizje te bujshme te futbollisteve te kampionatit shqiptar. Diten e sotme eshte zyrtarizuar huazimi me te drejte blerje i portierit te Tiranes Mustafë Abdullahu tek skuadra e njohur gjermane Karsluher e cila luan ne Bundesliga 2.

Sot ka qene dita e fundit e merkatos se dimrit per ekipet gjermane dhe si rrjedhoje ata jane vene ne levizje per te konkretizuar edhe levizjet e fundit. Dhe fale perpjekjeve te menaxherit Gjidodaj eshte realizuar edhe ky transferim.

Portieri 20 vjeçar do te jete i huazuar deri ne fund te sezonit dhe me pas është dhe mundësia për të blerë kartonin e Abdullahut nga Tirana. Ndërkohë është vendosur shifra e 400 mijë eurove si detyrim, nëse klubi i Karlsruhe ngjiten në elitën e futbollit gjerman. Kontrata e re do të vlente deri në vitin 2029

Abdullahu u afrua te Tirana nga Besa në shtatorin e vitit 2023. Pas një sezoni me bardheblutë, u vendos huazimi te Malisheva. Hapësirat nuk ishin të shumta, për këtë u vendos një tjetër huazim. Kujtojmë se Abdullahu është gjithashtu pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës.

Sa i takon menaxherit Gjidodaj kujtojme qe ai pat transferuar edhe portierin lezhjan Simon Simoni tek Eintraht Frankfurt dhe se fundi edhe mesfushorin Jordi Jaku tek Bolonja./www.shkodrasport.com/