Klubi spanjoll, Atletico Madrid thuhet se dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë të Liverpoolit, Andy Robertson.
Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, Los Colchoneros e kanë objektiv kryesor për krahun e majtë të mbrojtjes, skocezin e Liverpoolit.
“Objektivi kryesor i Atletico Madridit në pozicionin e mbrojtësit të majtë është Andy Robertson, i cili vlerësohet nga brenda ekipit si kandidat ideal”.
“Nuk është një marrëveshje e lehtë me Liverpoolin, e vlerësojnë shumë edhe me Kerkezin që do t’i bashkohet klubit së shpejti”.
“Atleti e ka Robertsonin më lart se Theon në listën e tyre të ngushtë në pozicionin e lojtarit të majtë deri më tani”, ka shkruar Romano.
Ndryshe, Robertson ka vetëm edhe një vit kontratë me Reds dhe vera e këtij viti pritet të sqaroj gjithçka rreth të ardhmes së tij. /Telegrafi/