Hekuran Berisha pritet të veshë fanellën e Dinamos. Lojtari sot bëri të ditur largimin nga klubi i Superligës së Kosovës, pikërisht nga Dukagjini.
Në Kosovë ndërkohë janë publikuar edhe detajet e tranferimit. Dukagjini do të marrë 150 mijë euro për talentin e akademisë, ndërsa do të mbajë edhe 30% të kartonit.
Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi nga Dinamo. Skuadra e Ilir Dajës përforcohet kështu me element cilësor në pritje të ndeshjeve europiane.
19-vjeçari shkëlqeu në edicionin e fundit dhe për këtë tërhoqi vëmendjen e Dinamos. Plot 11 gola vetëm në kampionat, teksa Dukagjini siguroi mbijetesën.